Kush jemi

 

LIFE ka si pikësynim të jetë në Shqipëri një pikë referimi për të gjithë profesionistët e shëndetit. Deri më sot ka sjellë në realitetin shqiptar produkte që kanë rezultuar të suksesshme në Itali, të tilla si Doctor33.it, Farmacista33.it, Odontoiatria33.it, simotrat e të cilave këtu në Shqipëri janë Doktor33.al, Farmacist33.al dhe Dentist33.al.

LIFE është ofruesi i akredituar në fushën e Formimit Në Distancë (FND) dhe zhvillon kurse formimi online për profesionistët e shëndetësisë në vend. Në këtë drejtim LIFE bashkëpunon me personalitete të botës mjekësore dhe partnerë të çmuar si EDRA LSWR, lider në edukimin e profesionistëve të shëndetësisë në Itali. Synojmë që të ndryshojmë panoramën kulturore të shëndetësisë shqiptare duke dhënë një kontribut të vlefshëm në projektimin e eventeve formuese, korresponduese me modelet e kërkuara nga institucionet e  fushës dhe Ministria e Shëndetësisë.


Rruga Barikadave, Pallati "Galeria e Tiranës", Tiranë
NIPT: L41629010D
0696053528 - 042271230 

 

 

Modifikimi i fundit: e premte , 23 tetor 2015, 14:53