Legal

Termat dhe kushtet e përdorimit të web-it

Duke vizituar dhe përdorur këtë portal, jeni të detyruar të respektoni termat dhe kushtet e përdorimit të përmendura këtu (në vazhdimësi, "Terma dhe Kushte"). Nëse nuk jeni dakord me to, lutemi të mos e përdorni këtë portal. 
Termat dhe Kushtet i referohen shprehimisht informacionit mbi trajtimin e të dhënave personale të ofruara në këtë portal, përveç dispozitave të tjera të publikuara dhe të përditësuara në faqet e posaçme të portalit, ose i komunikohen drejtpërdrejt përdoruesit. 
LIFE sh.p.k. ka të drejtë me iniciativën e vet, në çfarëdo momenti dhe pa paralajmërim, të modifikojë, të shtojë dhe të eliminojë pjesë të këtyre Termave dhe Kushteve. Për këtë qëllim, kjo faqe interneti i dërgohet përdoruesit në mënyrë që ta kontrollojë periodikisht. Përdorimi i këtij portali mbas modifikimeve të mundshme të Termave dhe Kushteve parashikon pranimin nga ana e përdoruesit.

 

Copyright dhe kufizimi i përdorimit  
E gjithë përmbajtja e këtij portali, duke përfshirë paraqitjen, dizajnin, fotot, programet, tekstin dhe informacione të tjera (në vazhdimësi, "Përmbajtje") është në pronësi të LIFE sh.p.k. me adresë në Rrugën e Barrikadave, Tiranë dhe është e mbrojtur nga copyright, si dhe nga të gjitha ligjet në fuqi në lidhje me pronësinë intelektuale. 
Nuk lejohet riprodhimi, shpërndarja, modifikimi, publikimi, magazinimi, transmetimi dhe përdorimi për prodhimin e përmbajtjeve derivate, shitja ose dhënia e licencës, plotësisht ose pjesërisht e përmbajtjes, as e produkteve apo shërbimeve të marra në çfarëdo mënyre nëpërmjet portalit, përveç se kur kjo është lejuar shprehimisht nga ligji në fuqi, rregulluar nga Termat dhe Kushtet, ose dhënë në licencë, ose me abonim. 
Lejohet shkarkimi dhe printimi i përmbajtjes së portalit për qëllime personale dhe jo tregtare, duke respektuar të gjitha kërkesat në lidhje me copyright dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Megjithatë nuk mund të merren ne mënyrë sistematike për të krijuar ose plotësuar, drejtpërsëdrejti ose jo arkiva informacioni, baza të dhënash ose lista pa pëlqimin paraprak të shkruar të LIFE sh.p.k.
Nuk mund të përdoren sisteme dhe programe që mund: 
I) të tërheqin në mënyrë automatike dhe të vazhdueshme përmbajtje ose t'i shpërndajnë pa autorizimin e LIFE sh.p.k 
II) të mbledhin informacione personale nga portali për qëllime të dërgimit të materialit të pakërkuar dhe të paautorizuar; 
III) të provokojnë mosfunksionimin e portalit. Në këtë drejtim, nuk është absolutisht i lejuar përdorimi i programeve për neutralizimin e mundshëm të mbrojtjes së Sitit. 
Sqarime të mundshme në lidhje me mënyrën e përdorimit të portalit dhe kërkesa të mundshme autorizimi për përdorimin e përmbajtjeve, duhet t'i drejtohen LIFE sh.p.k. 
I ndalohet rreptësisht përdoruesit të dërgojë te apo nga ky portal materiale (përfshirë software ose përmbajtje) që janë të jashtëligjshme, që mund të shkelin të drejtat e palës së tretë, qoftë kërcënuese, shpifje, të pahijshme, blasfemuese, pornografike, të dhunshme ose vulgare ose përmbajte virusesh apo përbërës të tjerë të dëmshëm, që janë gjithsesi të dënueshme me ligj. LIFE sh.p.k. mund të ushtrojë në çfarëdo momenti kontrollin e tij editorial mbi përmbajtjen e Sitit për sa është dërguar ose shpërndarë nëpërmjet mjeteve dhe /ose shërbimeve të tij. 
Nuk është e mundur, pa autorizimin paraprak të LIFE sh.p.k., të përdoret portali për publikimin ose shpërndarjen e materialit publicitar, promovues, ose për të nxitur përdorues të tjerë të Sitit të përdorin mallra ose shërbime. Për shembull, portali nuk mund të përdoret për qëllime tregtare, për të nxitur ecurinë e veprimtarive të palejuara nga ligji, ose për të nxitur përdorues të tjerë të nënshkruajnë shërbime të tjera informuese. Gjithashtu Siti nuk mund të përdoret për të shkarkuar dhe ri-shpërndarë informacione për publikun e gjerë me qëllim fitimi, ose në kopje të shumta. 



Marka të regjistruara  
www.ecm33.al është një domain i regjistruar nga LIFE sh.p.k. 
Të gjithë domainet e tjerë ose markat e regjistruara të pranishme në Sit i përkasin pronarëve respektivë. 


Lidhje dhe Site të tjera në web 
Ky Sit mund të përfshijë lidhje me Site të tjerë ose me burime të tjera që nuk drejtohen nga LIFE sh.p.k. ekskluzivisht për prakticitetin e përdoruesit.
Termat dhe kushtet për përdorimin e shërbimit dhe të politikave të privatësisë që përdoren në këto Site mund të jenë të ndryshme nga ato që përdoren në këtë Sit. Për këto arsye, është i këshillueshëm konsultimi i tyre. 
Nëse përdoruesi vendos të hyjë tek Siti i një pale të tretë lidhur me këtë sit, ndërmerr
krejtësisht vetë rrezikun dhe LIFE sh.p.k. nuk mund të mbajë asnjë përgjegjësi për çfarëdo humbje ose dëm që ndodh nga përdorimi i këtij siti. 
Lidhjet nuk përfshijnë miratimin e LIFE sh.p.k. në lidhje me site të tilla ose me prodhimet apo shërbimet e pranishme këtu. Për këtë, LIFE sh.p.k. nuk ka përgjegjësi për përmbajtjen dhe funksionimin e këtyre siteve, për gatishmërinë e burimeve të ndryshme, ose për sa është thënë këtu, publikuar ose është në dispozicion. 
Transaksione të mundshme midis jush dhe një pale të tretë kuptohen ekskluzivisht operuese midis jush dhe prandaj nuk përbëjnë asnjë përgjegjësi nga ana e LIFE sh.p.k., e cila ka të drejtë të ndërpresë lidhje të tilla në çfarëdo momenti. LIFE sh.p.k. drejton dhe kontrollon këtë sit dhe nuk siguron në asnjë mënyrë se materialet e paraqitura janë të duhura ose të gatshme për përdorim në faqe të tjera.

 

 

Kufizim  përgjegjësie

Në asnjë rast LIFE sh.p.k. ose shoqëri të tjera të grupit LIFE sh.p.k., ose palë të treta furnizuese të të dhënave, ose që japin markat nuk i sigurojnë përdoruesit: - se aktiviteti i Sitit mund të jetë gjithmonë konstant, i pandërprerë dhe pa gabime; - se defekte të mundshme mund të korrigjohen; - se siti, ose serveri që e bën të mundur mund të jenë pa viruse ose nga elementë të tjerë të dëmshëm; - rezultatet që mund të merren nga përdorimi i Përmbajtjes ose nga burime të tjera të pranishme në sit; - saktësia, plotësia, besueshmëria, gatishmëria, përshtatshmëria, cilësia dhe ligjshmëria e përmbajtjeve, prodhime ose shërbime të ofruara ose të bëra të mundura nga ky sit.  Ky Sit ose të gjitha përmbajtjet e tij, prodhime dhe shërbime -mund të përfshihen në të ose të kenë akses në të, ofrohen si fakt dhe e drejtë ne gjendjen ne te cilën ndodhen, pa garanci dhe se ato nuk mund të ndjellin tek përdoruesi besueshmëri të asnjë lloji (përfshirë këtu shprehimisht, për shembull: certifikatë pronësie dhe/ose mos-shkelje të drejtash, garanci të nënshkruara të tregtisë dhe/ose përshtatshmërisë për qëllime të caktuara), që LIFE sh.p.k. nuk ofron, bëhet ekskluzivisht dhe përveç rasteve të parashikuara me ligj. Përdorimi i këtij siti përbën rrezik vetëm për përdoruesin. 
Në masë të plotë të lejuar nga ligji, LIFE sh.p.k. nuk merr asnjë përgjegjësi për ndonjë dëmtim të personave, kafshëve ose gjërave, për përgjegjësi për dëme nga prodhime ose për neglizhencë, apo për përdorim ose aplikim idesh, udhëzimesh, metodash, prodhimesh ose procedura të dhëna në Sit. Në rastin kur Përmbajtja e Sitit është relative me informacione mjeko-shkencore ose të shkencave të shëndetësisë, duhet kuptuar si përdorim ekskluzivisht profesional në fushën mjeko-shëndetësore. Nuk duhet të bëhen teste ose procedura të sugjeruara, vetëm në rastin kur sipas gjykimit të përdoruesit rreziku justifikohet. Për shkak të progresit të shpejtë shkencor, rekomandojmë verifikimin pavarësisht diagnozave dhe dozave të ilaçeve. Diskutime, mendime dhe rekomandime referuar procedurave mjekësore, prodhimeve, zgjedhjeve dhe dozës së ilaçeve, janë përgjegjësi ekskluzive e atij që i bën dhe është autori. 
LIFE sh.p.k., ose shoqëri të tjera të grupit LIFE sh.p.k., ose furnizuesit e tretë të përmbajtjeve, ose të të licencuarve nuk do të jenë gjithsesi në asnjë rast përgjegjës për humbjet ose për dëmet e shkaktuara, edhe pjesërisht, nga ngjarje të pa kontrolluara për të ofruar, plotësuar, interpretuar, risjellë ose dërguar informacione nëpërmjet Sitit. 
Në masë të plotë të lejuar nga ligji, në asnjë rast LIFE sh.p.k. - ose shoqëri të tjera të grupit LSWR apo shoqëri të licencuara nuk do të jenë përgjegjëse për vendime ose veprime të ndërmarra nga Përdoruesi në bazë të informacioneve të tilla. LIFE sh.p.k. - ose shoqëri të tjera të grupit LIFE sh.p.k., nuk do të jenë përgjegjëse për asnjë dëm (përfshirë ato derivate, aksidentale dhe jo të drejtpërdrejtë) as kur informohen për këtë ngjarje. 
LIFE sh.p.k. nuk merr asnjë përgjegjësi për produktet ose shërbimet e palës së tretë të ofruara ose të publikuara nëpërmjet shërbimeve të veta dhe sistemeve. 

 

Funksionimi i Sitit 
LIFE sh.p.k. është e prirur të mbajë të disponueshëm Sitin 24 orë (njëzetë e katër) në ditë dhe për 7 ditë (shtatë) në javë, si dhe informacionet e përmbajtura këtu. 
Megjithatë për shkak të problemeve teknike, rasteve të paparashikuara ose forcave madhore, ose për mirëmbajtje, gatishmëria e Sitit mund të jetë e kufizuar dhe informacionet të humbasin.  
LIFE sh.p.k. nuk mund në asnjë mënyrë të quhet përgjegjës për dëme ose lëndime të shkaktuara nga çfarëdo materiali ose software, për shembull ndërprerje, defekte në funksionimin ose në transmetimin, pamjaftueshmëri në performancë, gabim, heqje,humbje e të dhënave, viruse informatike ose keqtrajtim të lidhjes. 

 

Kompensim 
Përdoruesi shprehimisht pajtohet që të sigurojë dhe kompensojë LIFE sh.p.k. dhe shoqëritë e tjera të grupit, si dhe licencuesit nga çdo përgjegjësi, humbje, dëm, çmim (përfshirë tarifat ligjore) që rrjedhin nga përdorimi i Sitit ose nga përmbajtjet e tij. 

 

Ligje në fuqi
Termat dhe Kushtet e këtij Siti rregullohen dhe interpretohen nga ligji kryesor shqiptar, pa ndihmën e normave të së drejtës ndërkombëtare të privatësisë.

 

Modifikimi i fundit: e enjte , 3 dhjetor 2015, 14:36