Kursi i paraqitur shkurt

Data e fillimit: 20/07/2020

Data e përfundimit: 31/12/2020

Kohëzgjatja: 15

Numri i krediteve: 15

Profesioni dhe specialiteti: Farmacist (të gjitha disiplinat)

Çmimi: 0 lekë

Nis kursin

Për të pasur akses në kurs është e nevojshme të regjistroheni në platformë dhe të blini kodin e aktivizimi të kursit.

Logohu

ose Regjistrohu

Farmacisti klinik në menaxhimin e sëmundjeve të rrugëve të sipërme respiratore

Prezantimi i kursit

Kurs ECM FND i vlerësuar me 15 kredite formuese. Kursi u dedikohet profesionistëve farmacistë

Kolla, riniti dhe dhimbja e fytit, janë shenjat klinike karakteristike të sindromave të gripit. Këto simptoma përfaqësojnë kërkesat më të shpeshta për ndihmë që pacienti i drejton farmacistit, për një zgjidhje terapeutike.
Qëllimi i kursit është t'i ofrojë farmacistit mjetin e duhur për një hetim të saktë anamneze, bazuar në njohuritë e ardhura nga evidenca të forta shkencore.
Në veçanti, do të ilustrohet se si farmacisti mund të kryejë intervistën me pacientin në mënyrë që të veçojë çdo shenjë paralajmëruese (flamur të kuq) dhe karakteristikat klinike më të konsiderueshme për njohjen e saktë të problemit.
Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet gamës së gjerë të pajisjeve terapeutike të disponueshme në farmaci për trajtimin e këtyre simptomave, në varësi të intensitetit të tyre dhe në bazë të udhëzimeve më të mira.
Menaxhimi i saktë i problemeve do të pasurohet më tej nga këshillat e çmuara që do t'i jepen pacientit mbi stilin e duhur të jetesës, higjienën dhe parandalimin shëndetësor, në mënyrë që të zbatojë më tej terapinë, të shpejtojë kohën e shërimit dhe të shmangë rrezikun e infektimit.

Kursi është i ndarë në tre pjesë që kanë në bazë tre shqetësime kryesore, çdonjëri i trajtuar hollësisht me nënçështjet e veta:

 

MODULI I PARË:  Kolla

MODULI I DYTË:  Riniti

MODULI I TRETË:  Dhimbja e fytit

 

Kujdes! Në bazë të Vendimit Nr. 789, datë 22.9.2015, të Këshillit të Ministrave, pika: 3.1.2: Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara.

Përgjegjësi shkencor

Prof. Corrado Giua
President i Shoqatës Italiane të Farmacisë Klinike, koordinator shkencor dhe docent i masterit Farmaci Klinike në Universitetet e Milanos dhe Kaljarit

Drejtuar

Profesioni dhe specialiteti: Farmacist (të gjitha disiplinat)

Kohëzgjatja e kursit

Koha e nevojshme për të përfunduar kursin është 15 orë. Kursi do të aktivizohet nga 20/07/2020 deri në 31/12/2020.

Kreditet

Kalimi I testit final konsiston për të marrë 15 kredite formative.

Provider

Kursi realizohet nga Imagine S.r.l..
Imagine S.r.l. merr përgjegjësinë për përmbajtjen, cilësinë dhe korrektësinë etike të këtij aktiviteti ECM.